Connect with us

Rajon

“Do largohem nga pushteti”/ Vuçiç trondit me deklaratën: Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi tjetër për postin e presidentit, duke deklaruar se nuk ka aspak ndër mend të ndërhyjë në Kushtetutë për të siguruar një mandat të tretë. Gjatë një konference për shtyp në Beograd me kancelarin austriak, Christian Stocker, Vuçiç theksoi se mandati i tij aktual do të përfundojë brenda një periudhe prej rreth 18 muajsh.

Jam prej kohësh pjesë e skenës politike dhe nuk do të rikandidoj. Nuk kam asnjë qëllim të ndryshoj Kushtetutën për qëllime personale. Nuk jam diktator, siç më paraqesin shpesh disa media në Austri.” u shpreh ai.

Advertisement