Politike
Do rrëzojë Ramën, apo do jetë një xhiro në Bulevard
Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se protesta e 12 nëntorit nuk do të jetë një xhiro në Bulevard.
I pyetur nëse tubimi i javës së ardhshëm do të çojë në rrëzimin e kryeministrit Rama, apo vetëm një kafe përballë kryeministrisë, kreu i PD-së, tha se, mitingu do të jetë një përballje me regjimin.
“Nuk është një xhiro, është një demonstrim i fuqishëm i forcës së qytetarëve. është një inaugurim i përballjes me këtë regjim, një refuzim i plotë i monizmit të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
…
TIRANË– Në bashkëbisedimin në rrjetet sociale me qytetarët, Sali Berisha ka theksuar se nuk do të heq dorë nga primaret, e aq më tepër t’i zëvendësoj ato me sondazhe, siç Gazment Bardhi propozoi. Ai tha se primaret do të vijojnë si e vetmja mënyrë për të zgjedhur kandidat për zgjedhjet vendore të 2023, teksa nga paralajmërimet, Berisha ka vijuar akuzat duke thënë se grupin e Alibeajt, Rama e ka në xhep, por pavarësisht kësaj vijoi t’i bënte thirrje për bashkëpunim.
“Unë s’jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret, as dhe të zëvendësoj primaret me sondazhe. Këtë s’e bën askush në botë. S’kam pse unë të vendos një standard të tillë pasi vetëkuptohet, Edi Rama betejën e ka me 11 Dhjetorin, me Partinë Demokratike të rithemeluar, sepse atë tjetrën, ç’është e vërteta, siç provuan kohërat, e kishte në xhep”, tha Berisha.
• Berisha: Ne do e mbrojmë votën më fuqishëm se kurrë
Vota do mbrohet, votën e mbrojnë burra dhe gra, djem dhe vajza, të cilët qëndrojnë me guxim, me integritet, në procesin e administrimit dhe të votimit.
Vota gjithashtu është delikate, unë mund t’ju them se për zgjedhjet e shkuara, bëra një deklaratë se vota u ekzekutua para se të hynte në kuti dhe kjo mund të ndodhë.
Me këtë, nuk desha të hedh poshtë atë punë të shkëlqyer që bënë dhjetëra e qindra demokratë natën e numërimit të votave dhe në vazhdim, por theksova se Edi Rama e shndërroi shtetin në makineri elektorale, vendosi sistemin e patronazhistëve mbi votën, përdori sasi kolosale narko-eurosh për t’i blerë ato.
A heq dorë nga këto Edi Rama? Jo, por ne do e mbrojmë votën më fuqishëm se kurrë.
Dhe unë sot, i them në emër tuaj Edi Ramës, i bindur të jesh se kurrë nuk do gëzosh fitore me votë fiktive.
Berisha i përgjigjet qytetarit: Edi Rama betejën e ka me 11 Dhjetorin, me Partinë Demokratike të rithemeluar
Pyetje: Dr. Berisha, si do të veproni ju si PD për të dalë me një kandidaturë të vetme dhe jo me dy kandidatë siç tha deputeti Alibeaj?
Sali Berisha: Partia Demokratike e vërtetë e rithemeluar ka përcaktuar një procedurë të cilën nuk ka demokrat që normalisht ta refuzojë. Por, z. Ylli, kur tetë muaj apo një vit më parë, unë kaloja nga Foltorja në Foltorja për të folur për peng-Bashën në atë kohë, kishte që e besonin, por edhe të tjerë skeptikë.
Sot besoj, pas të gjitha të dhënave, është e qartë se të gjitha ato janë totalisht përpjekje të Edi Ramës dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD-në. Në këtë kontekst, unë kam qenë, jam dhe do të jem i hapur, që çdo deputet i kësaj partie, çdo eksponent dhe anëtar i kësaj partie, të kandidojë në primare, të propozojë cilindo për primare.
Unë s’jam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret, as dhe të zëvendësoj primaret me sondazhe. Këtë s’e bën askush në botë. S’kam pse unë të vendos një standard të tillë pasi vetëkuptohet, Edi Rama betejën e ka me 11 Dhjetorin, me Partinë Demokratike të rithemeluar, sepse atë tjetrën, ç’është e vërteta, siç provuan kohërat, e kishte në xhep.
Berisha: PD ka hapur dyert, ftoj të rinjtë të garojnë sa më shumë në primare
Kam kënaqësinë t’ju informoj se të rinjtë po afrohen dhe do marrin rol gjithnjë dhe më të madh.
Duhet të theksoj me këtë rast, PD është parti e rithemeluar dhe rithemelimi i saj është vendimtar për ekzistencën dhe misionin e saj.
Ajo do hapë dyert dhe janë këto primare, në të cilat kanë vendosur të garojnë, dhe ju ftoj sa më shumë të rinj të garojnë për qytetarë të parë të bashkive të vendit.
Ndërkohë një seri departamentesh po krijohen, në të cilat një seri intelektualësh të rinj të fuqishëm kanë marrë drejtimin apo janë anëtarësuar në këto departamente.
Ju siguroj se, ju garantoj se do keni një përtëritje të elitës politike të PD në interesin më të mirë të saj dhe shoqërisë shqiptare.
Berisha: Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve.
Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve.
Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë.
Por sot ne jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primarëve në Shqipëri.
Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz, në një vend ku vota është kthyer në fiktivitet.
Por rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi, përveç sistemit të votës së lirë, nuk ka.
Ndaj ju ftoj sot, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë.
Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet.