Kosova
“Do rrëzojmë avionin”- Si Albin Kurti e kërcënoi Thaçin për marrëveshjen e Rambujesë
Analisti Milaim Zeka e konsideron kryeministrin Albin Kurti një anti-kosovar dhe anti-amerikan.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se gjatë kohës së luftës, Kurti e kërcënoi Hashim Thaçin për të mos nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë.
“E para, ekzistojnë video ku Albin Kurti, para disa viteve në opozitë, thotë që shqiptarët nuk e duan Amerikën.
E dyta, ekszitojnë video, ku Albin Kurti gjatë mbajtjes së konferencës të Rambujesë, ka dalur haptazi kundër bombardimeve të NATO-s dhe kundër marrëveshjes së Rambujesë. Albin Kurti ka biseduar në telefonin tim celular me Hashim Thaçin.
Numri im ka qenë seudez, telefoni im ka qenë i përgjuar. E ka kërcënuar në atë kohë Hashim Thaçin, që në rast se ti nënshkruan marrëveshjen e Rambujesë, ne do ta rrëzojmë aeroplanin. Ky njeri, së bashku me disa komandantë të zonave, por kërcënimi i Albin Kurtit dallon nga komandantët e zonave. Ky ishte atëherë, në logjikë të njëjtë me Sllobodan Millosheviçin “, theksoi ai.
Duke iu referuar situatës aktuale dhe presionit ndërkombëtar për të pranuar Asociacionin, Zeka tha se kryeministri Kurti është anti-kosovari dhe anti-amerikani më i madh që ka njohur Kosova.
Ai shtoi se Kurti bën pjesë në atë klasë politike dhe intelektuale që gjithmonë ka punuar kundër interesave të Kosovës.
“Amerikanërt edhe kur gabojnë nuk gabojnë. Është një kastë intelektuale dhe politike në Kosovë e cila historikisht ka menduar dhe ka punuar kundër interesave të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi.
Kjo kastë që dikur e quante veten me krenari si jugosllavë që dikur vë vitet ’80-të na ka burgosur, përndjekur, fyer, izoluar dhe persekutuar, sot paraqitet në rreshtin e parë të patriotizmit.
Tamam si dikur që Beogradi infiltronte njerëz në mesin tonë që në pamje të parë dukeshin shumë më patriot se ne që ishim tortuar dhe burgos.
E njëjta kastë është dhe sot dhe krejt kësaj bandë nihiliste, që i ngjason Gardës Revolucionare të Khomeinit, po i prin antikosovari më i madh, anti-amerikani dhe anti-evropiani më i madh Albin Kurti”, tha Zeka.