Bota
‘Do të eleminojmë Hamasin’/ Netanyahu i prerë: S’ka gjë që na ndalon
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur se mbetet i vendosur për eleminimin e plotë të Hamasit, duke e cilësuar si mision kryesor të forcave ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.
“Ne do të përfundojmë eliminimin e batalioneve të Hamasit, përfshirë në Rafah. Asnjë forcë në botë nuk do të na ndalojë.”– deklaroi Netanyahu në një bazë ushtarake ku u takua me rekrutët e rinj të Forcave të Mbrojtjes Izraelite.
Në kurifin verior me Libanin, Izraeli ka zhvilluar një stërvitje të madhe ku përfshihen forcat e Divizionit 146, Marinës, Forcave Ajrore, Policisë dhe Shërbimeve të Emergjencave.
Mediat e huaja shkruajnë se Izraeli vazhdon përgatitjen për të qenë gati në rast të çdo kërcënimi të mundshëm.