Connect with us

Politike

Do të jemi më të fortë”, Rama takim me mësuesit në Greqi

Gjatë vizitës së tij në Athinë, aty ku po mbahet Panairi i Punës, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim më mësuesit shqiptarë në vendin fqinj.

Ai u shpreh se do të vijojnë përpjekjet për të mundësuar që gjuha shqipe të mësohet në të gjitha zonat që është e kërkuar nga shqiptarët.

Ai nuk la pa përmendur edhe marrëdhëniet mes dy vendeve, teksa u shpreh se situata është më e mirë.

“Ne kemi mësuar nga ky proces, nuk është vetëm çështja e identifikimit dhe e regjistrimit të mësuesve dhe pagës së mësuesve nga shteti shqiptar, por ka edhe disa elementë të tjerë, që do ti bëjmë në bashkëpunim. Ambicia është që numrin ta rrisim, të arrijmë në një nivel që të mos kemi më zonë të pambuluar që nuk ka mundësi të mësojë gjuhën shqipe.

Në një farë mënyrë përtej shpërblimit është respekti dhe përtej kontratës është mirënjohja. Unë e di që mirënjohja e shtetit shqiptar ndaj jush është një gjë që ju e vlerësoni. Më vjen mirë që sot flasim për një gjë të realizuar.

Natyrisht që dikush mund të thotë pse u desh kaq kohë, sepse të gjithë gjërat marrin kohë. Trashëgimia ka qenë shumë i rëndë dhe pozicioni ynë ka qenë i vështirë. Më vjen mirë që marrëdhëniet me autoritetet këtu janë në një nivel më të mirë seç ishin. Do të bëjmë përpjekje që të jenë më të mira. Me anëtarësimin në BE do të kalojmë në një nivel tjetër.

Pavarësisht se shqiptarët janë integruar në Europë do të ndryshojnë dhe ndjenja e barazisë nuk do të jetë thjesht një burim i vetëdijes që sa shumë gjera kemi arritur të ndryshojmë për veten, por do të jetë e vulosur. Do të jemi më të fortë dhe do të bëjmë gjëra më të mira”, tha Rama.

Advertisement