Pinknews
“Do të pastrojë imazhin”/ Rozana flet për romancën çiftit Egli-Gjesti: Nuk e ka dashur asnjëherë…

Finalistja e “Big Brother VIP 4”, në një intervistë me moderatoren Elona Duro brenda shtëpisë live për “Top Albania Radio”, rrëfeu emocionet dhe përshkroi këtë eksperiencë, të cilën e quajti ‘stacioni i jetës’
Teksa gazetarja e pyeti a ishte e vërtetë ajo aleanca e divanit blu apo rastësi kjo finale, Rozana duke qeshur, u përgjigj:
“Ju keni parë më tepër seç ne shohim, ndërkohë që unë jam në dhome ju nuk shihni kuzhinën… Dy lojëra janë, mua më ka kërkuar Gjesti të gënjej që njihesha unë me Gertën dhe ajo me Livian dhe Laertin… Mëse do të bëja strategji me të gjithë ata që kanë dalë, i bie të kisha dalë deri më tani, siç doli divani i kuq”.
Më parë, në një intervistë para disa javësh në shtëpinë e “Big Brother” Rozana pohoi se dy personat me të cilët nuk do të mbante shoqëri jashtë, janë Gerta dhe Egli. Ajo u pyet nga Elona nëse ky mendim ka ndryshuar apo vijon të mendojë njësoj.
“I qëndroj të njëjtit mendim. Egli më ka mërzitur shumë, i jam dhënë all-in Eglit… Ke dashur të tregohesh e fortë dhe ke thënë që do të rrish me të, e nëse ky djali ka të dashur jashtë… Egli duhet t’i thoshte vajzave që mos dashuroni njerëz që nuk ju duan. Gjesti nuk e ka dashur asnjëherë Eglin, ka dashur të pastrojë imazhin e tij për mënyrën se si u soll me Eglin. Sot gjithçka po bëhet për biznes, kur të dalim atje jashtë le të fitojmë dhe nga historitë e shpirtit“.
E pyetur a do jetë një lidhje normale në çift, Rozana tha:
“Nuk mendoj që do të jetë një lidhje normale në çift, është një djalë i cili e vetmja gjë që ka bërë la qenë denigrimi i Eglit dhe momentin e parë që erdhi i tha ‘ti do të më ulësh jashtë…’ Kemi parë duke i thënë ‘nuk jam i sigurt’. Gjesti mendon se duke luajtur këtë djalin e mirë dhe të dashur, mendon se ka arritur për të pastruar imazhin e tij jashtë, perde nuk mund t’i vesh publikut”.

