Connect with us

Kronike

‘Do të të vras’/ E shkuara e errët e Besmirit

SARANDË– Besmir Uka, 35-vjeçari që mbeti i plagosur në mesnatë në Sarandë rezulton të jetë një emër i njohur për uniformat Blu. Uka rezulton i dënuar për një vrasje të ndodhur 12 vite më parë në qytetin bregdetar.

35-vjeçari në vitin 2010, atëherë 23 vjeç qëlloi për vdekje me thikë Edmond Mullain pas sherri që kishte nisur për një vajzë. Ai u dënua për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” nga Gjykata. Besmir Uka, në atë periudhë frekuentonte një kazino së bashku me një mik të tij në Sarandë, vend ku punonte edhe e dashura e viktimës.

Por si ndodhi ngjarja e rëndë 

Disa ditë para krimit një mik i Besmir Ukës ka ngacmuar të dashurën e Edmond Mullait, e cila punonte në një kazino në qytetin e Sarandës, ku dy shokët shkonin për të luajtur. Pas ngacmimeve që i ka bërë miku i Ukës, vajza i ka rrëfyer të dashurit të saj, Edmond Mullait. Pas kësaj ai ka e ka takuar mikun e Ukës ku dhe i ka bërë të qartë që nuk duhet t’ia ngacmonte të dashuren e tij, me të cilën dhe bashkëjetonte. Mbrëmjen e krimit, Uka ka shkuar në kazino dhe fyer vajzen (20-vjeç në atë kohë).

Ajo ka telefonuar të dashurin dhe viktima ka shkuar tek puna e saj. Pasi ka dërguar te dashuren ne shtepi, ai bashkë me disa shokë të tij dhe eshte rikthyer ne kazino ku pasi e ka nxjerre jashte Besmir Ukën, kanë filluar të debatojnë njeri me tjetrin, debat që më pas dëgradoi në dhunë fizike.

Pas kësaj Besmir Uka ka nxjerrë thikën që mbante me vete dhe ka goditur Edmond Mullanin. Më pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes ndersa 31-vjeçari nga fshati Gjashte humbi jetën. Uka jetonte në atë kohë me partneren e tij në një banesë në Sarandë. Ai ishte i papunë dhe dyshohej se merrej me trafik narkotikësh.

Kërcënimet nga burgu ndaj të miturës

Ndërkohë problemet e Ukës me Policinë nuk përfundojnë këtu. Gjatë kohës që ai ishte në burg mësohet se kërcënonte një të mitur në rrjetin socila Facebook pas refuzimecve që vinin nga kjo e fundit, Uka nuk i kishte treguar asaj që ndodhej në bur gjatë bisedave të para. Kur e mitura (atëherë 16 vjeçe) ka kuptuar që ai ndodhet në burg ka shkëputut komunikimet me të. Pas kësaj Uka e ka kërcëbnuar me jetë vajzën. Ai i shkruante se do ta vriste.

Vajza ka bërë denoncimet në Polici dhe pas kësaj uniformat Blu morën në cilësinë e provëes materiale bisedat në Facebook të vajzëz me Ukën. Pasi ka dalë nga burgu Besmir Uka është akuzuar edhe për vepra të tjera penale. Në vitin 2018, ai është akuzuar për “grabitje me dhunë në bashkëpunim”.

Advertisement