Connect with us

Kosova

Do të vendosim për sanksionet/ Çfarë tha Escobar për raportimin në Shtëpinë e Bardhë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë -Serbi ka thënë në një intervistë se është ftuar për të raportuar në Shtëpinë e Bardhë rreth rezultatit të vizitës në Kosovë dhe Serbi që kishte gjatë kësaj jave. Escobar në Prishtinë ka paraqitur tri kërkesa të SHBA’së dhe BE’së për Kosovën deeskalimin e situatës në Veri, zgjedhjet e reja në katër komunat dhe kthimin në dialogun për normalizim.

Kryeministrit Kurti për këtë qëllim i është kërkuar te tërheq pjesëtarët e njësisë speciale nga objektetet e komunave dhe që kryetarët shqiptarë të punojnë nga objekte alternative. Por, kjo kërkesë deri tani s’është përmbushur. Uashingtoni dhe Brukseli i kanë kërkuar Vucicit që të nxis serbët të dalin në zgjedhje pa kushte, nëse ato mbahen. Të premten Emisari i BE’së Miroslav Lajçak i ka raportuar Kryediplomatit të BE’së Josep Borell, i cili ka tashmë i ka njoftuar vendet e BE’së rreth vizitës.

“Jam ftuar në Shtëpinë e Bardhë që te raportojë për rezultatet e vizitës sonë në Beograd dhe Prishtinë. Në bazë të përparimit apo mungesës së rezultateve ketu, do të vendosim për drejtimin e veprimeve tona” – ka thënë Escobar.

Advertisement