Connect with us

Kronike

Do të vendoste tritol bashkë me 34-vjeçarin! Zbulohet banesa e dytë e Mikelian Tomit, gjenden 2 armë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Shkodër, ku 32-vjeçari Mikelian Toma u arrestua së bashku me 34-vjeçari, David Simoni, nën dyshimet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli. Sot Policia ka zbuluar një tjetër banesë në përdorim të Tomës, në fshatin Dajç, pronari i së cilës është shtetasi me iniciale G.V., rezident në Itali.

Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante Mikelian Toma.

Njoftimi i policisë:

Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve M. T., dhe D. S., të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi M.T, kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali).

Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante shtetasi i arrestuar M.T.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Simoni dhe Toma u arrestuan më 27 mars. Ata dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga Policia. Deri më sot, lënda plasëse nuk është gjetur. Motori me të cilin lëviznin dy të rinjtë, u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”. Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në automjetet e tyre janë gjetur një bidon me benzinë, një silenciator dhe një sasi kokaine. Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e dy të rinjve, të cilët kanë heshtur para hetuesve.

Advertisement