Bota
“Do të zhduken”/ Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian

Izraeli ka bombarduar televizionin publik iranian, në rrjedhën e disa sulmeve të vazhdueshme gjatë konfliktit të përshkallëzuar mes vendeve, i cili është në ditën e katërt.
Fillimisht, ishte Israel Katz, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, ai i cili paralajmëroi se shteti hebre kishte marrë vendimin të rrafshonte televizionin publik iranian.
Televizioni dhe radioja shtetërore e Iranit “do të zhduken”, tha Katz minuta përpara sulmit.
Më pas, Korporata Iraniane e Transmetimeve u shënjestrua nga raketat izraelite.
Televizioni shtetëror i Iranit tha se po sulmohet nga Izraeli.
Teksa Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) raportoi se ndërtesa e tyre kryesore dhe zyra të tjera në kryeqytetin iranian, Teheran, janë shkatërruar, me disa anëtarë të stafit të plagosur për vdekje, pas një sulmi nga Forcat Ajrore Izraelite.
Një video ndërkaq e publikuar tregon një edicion informativ, ku gazetarja po jep një paralajmërim ndaj Izraelit dhe më pas, një shpërthim i fortë dëgjohet, duke shkaktuar dëme brenda në studion televizive dhe duke ndërprerë transmetimin.
Raporothet ndërkohë se një numër punonjësish të televizionit iranian u vranë në sulmin izraelit.

