Sport
‘Do tërhiqem nga futbolli’
Binte ‘shi’ edhe në pjesën e dytë të intervistës së gjatë të dhënë për Piers Morgan nga Cristiano Ronaldo.
CR7 ka zbuluar se ai synon të tërhiqet vetëm nëse Portugalia fiton Kupën e Botës, ndërsa e quajti të padrejtë dënimin me tre ndeshje të dhëna nga Manchester United, duke lëshuar një sulm të ri ndaj ekipit të tij.
Për dënimin me tre ndeshje të United për refuzimin për të hyrë si zëvendësues në derbin e Premier League kundër Tottenham dhe largimin e tij nga Old Trafford, ai tha: “Unë nuk mendoj se Erik ten Hag më respektoi.
“Mendoj se ka pasur një strategji nga klubi, në mënyrë që të reagoj ashtu ndaj tij.Jam shumë i zhgënjyer me komunikimin nga Manchester United.Unë kurrë nuk kam pasur problem me asnjë ekip. Më pas më dënuan me tre ndeshje. Ishte e turpshme, djali im u habit që nuk shkova në stadium. Nuk jam perfekt, gabova, por dënimi ishte i tepërt.Mendoj se nuk më respektuan. Mora një vendim për të cilin jam penduar. I kërkova falje shokëve të mi, por trajneri nuk më respektoi. Ai në konferencën për shtyp tha se do të fliste me mua, por kjo ishte vetëm për mediat. Kush nuk më respekton, atëherë nuk do ta respektoj”.
Kur u pyet për të ardhmen e tij në Manchester United ai u shpreh:
“Nuk mund të them asgjë tani. Jam i fokusuar në Botërorin tim të 5-të, ndoshta të fundit. Nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë pas Kupës së Botës, por siç e thashë sërish, tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time. Askush nuk është perfekt, gjithmonë do të bëj gabime, është faza njerëzore. Kur u ktheva në klub e bëra për të ndihmuar. Por është e vështirë kur të presin këmbët dhe nuk dëgjojnë këshillat e tua”.