Connect with us

Politike

‘Do ua nxjerr për hundësh’/ Berisha nuk ndalet, ‘kërcënon’ Altin Dumanin

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se të hënën do të zbatojë masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa thekoi se masa është vënë pasi ai po sulmon SPAK dhe GJKO. Berisha theksoi se është një proces që buron nga Parlamenti, duke shtuar e ka dhënë autorizimin për arrestimin e tij. Kreu i PD sulmoi sërish Irena Gjokën, gjyqtaren e GJKKO-së, por dhe kreun e SPAK Altin Dumanin.

“Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë se Sali Berisha po sulmon SPAK e gjykatën, Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë që 130 dëshmitarët e pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë një gjë të vetme nga Sali Berisha. Çfarë do të tremben ata që nuk kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën e dinë kriminelët e Skrap-it të partisë. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës se janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre e vjedhjeve që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti e të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju. Merret me mend si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova. Më sqaroi avokati prapa se dje, kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë çfarë kishin arsyetuar. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale. Do i denoncoj gjithnjë e më shumë. Gjykojnë që masat ti vendosim në mënyrë që të imponojmë censurën. Tipike mendësi e Edi Ramës. Edi Rama ka hall se unë po denoncoj vjedhjet e tij familjare e qeveritare, sidoqoftë cështja është në Strasburg dhe do ia paraqesin”, tha Berisha.

Advertisement