Connect with us

Politike

“Do vij prapë si pacient”/ Si e paralajmëroi Edi Rama operimin e sotëm në QSUT

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Teresa”. Lajmin për ndërhyrjen për hernien inguinale e kishte dhënë vetë kryeministri në fund të gushtit gjatë një vizite në QSUT. Teksa vlerësoi shërbimin që kishte marrë herën e parë, për heqjen e apandesitit, Rama shtoi se do të shtrohej sërish në spital.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje! Kam një hernie inguinale (dhjamthi) që…i kam mësuar edhe emrin… edhe…se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë. Me shumë kënaqësi do të vij,”-paralajmëroi Rama.

Operacioni është konfirmuar edhe nga Kryeministria, e cila bën me dije se Rama do e kalojë natën në spital. Edhe mjekët, të cilët lajmëruan se procedura zgjati 2 orë, lajmëruan se kreu i qeverisë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisement