Rajon
‘Do vritesh’ – Kërcënimi me vdekje/ Deputeti shqiptar publikon mesazhin
Deputeti shqiptar në Kuvendin serb, Shaip Kamberi, ka thënë se ka marrë kërcënime me jetë në adresën e tij të Faccebook-ut. Arsyeja për këtë, sipas tij është aktiviteti i tij politik si deputet shqiptar në Serbi
“Ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh diku. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ – është teksti i mesazhit që Kamberi thotë se iu dërgua nga një person me emrin Danijell Millkoviç.
“Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së serbëve në Kosovë. Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit”, tha deputeti shqiptar teksa solli si shembull dënimin për përdorim të flamurit kombëtar te Ragmi Mustafit në Luginë e Preshevës.
Kamberi theksoi gjithashtu se kjo klimë antishqiptare në Serbi po vjen nga mediat e kontrolluara të regjimit të Vuçiçit.