LAJMI I FUNDIT
Do vriteshin 5000 serbë/ Vuçiç për sulmin në Veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçic duke folur rreth sulmit terrorist të cilin ai e ka quajtur “rezistencë” ka thënë se ka qenë në dijeni që qe një vit që diçka e tillë po përgatitetj, por po të ndërhynim, me të drejt dikush do më pyeste se pse i humbëm pesë mijë njerëz
Kreu i shtetit serb gjithashtu ka lënë të kuptohet se Milan Radojiçiq është personi që është parë në videon e publikuar nga Qeveria e Kosovës edhe pse nuk e konfirmuar në mënyrë eksplicite.
Madje, ai theksoi se Radojicic do t’i përgjigjet thirrjes së shtetit serb për t’u marrë në pyetje dhe se duhet t’u japë përgjigje disa cështjeve.
“Në Bruksel Albin Kurtit i thashë se serbët nuk kanë ku të shkojnë, i ka kthyer të gjithë kundër tij por dhe se do të luftojnë të gjithë. Edhe sikur të gjithë të humbnin jetën. E thashë tre ditë më parë. E thashë një ditë më parë dhe një muaj më parë. Dhe një vit më parë. E kam thënë njëqind herë” – theksoi Vucic