Connect with us

Shkrime

Dobësia e më të fortëve në parti

Nga Edvin Kulluri

“Sali Berisha është më I votuari në PD! Donald Trump gëzon mbështetjen më të madhe brënda republikanëve”! Këto janë dy shprehjet që lidhin në mënyrë thuajse identike argumentat për rikandidim në krye të opozitave të tyre të dy personazheve. Dakort, kështu është, por a mjafton ky argument në të dyja rastet për të fituar zgjedhjet e 2025 në Shqipëri dhe ato të 2024 SHBA? Dyshimet janë që shanset për fitore në të dy rastet janë ose zero, ose dicka e përafërt me të.

Por le të hyjmë më thellë në gjykimin e sloganit “kush ka mbështetjen e partisë, mund kundërshtartin’. Së pari duhet pranuar së të dy personazhet nuk janë politikanë të zakonshëm kalimtarë, por figura të forta politike. Me histori të ndryshme, por me dicka të ngjashme që I bashkon: shpirti luftarak dhe retorika e ashpër me një farë stilistike tërheqëse ndaj kundërshtarëve. Berisha në llojin e vet tek radikalizimi dhe polarizimi I retorikës ka gjetur gjithnjë ‘levën emocionale’ më te cilën ka lëvizur mbështetësit e vet. Dhe natyrisht që ashpërsia e tij për të rrëzuar “qeverisnë e stabilitetit” në 1992 është ngulitur mirë në nëndërgjegjen e shumë votuesve të PD. Dhe këtë stil e shtriu gjatë gjithë karrierës së tij edhe brenda rradhëve të vetë PD. Aq larg ka shkuar me këtë modus operandi, saqë u ka mbushur mëndjen demokratëve që Basha është një demon që arrin deri aty sa të imponojë DASH për shpalljen e tij non-grata. Por harron të marrë përgjegjësitë e tij si Xhepeto që krijoi dhe mbajti në këmbë Pinokun e tij, pikërisht Lulin e tij të preferuar. Por gjithësesi ajo pjesë e bazës së PD që e adhuron ende Berishën, ka qejf të gënjehet edhe këtë herë, pasi të njëtjën gjë ka bërë dhe me dy klonet paraardhës të Bashës, Selamin dhe Shehun. Por duke mos u thënë në atë kohë demokratëve se Selami ishte delfini I tij pranë mocionistëve në 1992, ndërsa I dyti ose I ashtuquajturi Profesori, ka qënë I vetmi konkurent I denjë I Agron Llakajt në imitimin e vetë Berishës. Aq sa në 1997 mori dhe cmimin”prasi vitit’ nga juria e kreditorëve të pirmamidave në Lushnje. Por fabula funksionoi megjithëse Shehu u kthye sërish në PD në 2005 dhe prasët u tretën në ujin e memories së munguar të radikalëve. Natyrisht që e njëjta trajektore artikulimi I është drejtuar me rradhë më të drejtë Ramiz Alisë, dhe më pak Nanos e Ramës që në përceptimin e rradhëve besnike nuk kanë qënë kundërshtarë, por “armiq”të tij dhe popullit të djathtë. E më keq akoma dhe cirakë te Beogradit. Nuk mjaftonte armiqësia e Shqiptarëve të Shqipërisë por edhe atyre të Kosovës!!!

Po të kthejmë kokën në SHBA pasi jemi në kushte të ngjashme. Mbështetja në sondazhe për Donald Trump është më e lartë se për DeSantis apo kandidatët e tjerë njëshifror në Partinë Republikane. Dhe me diferencë jo të vogël. Edhe Trump tek gjuha e ashpër ndaj rivalëve, brënda dhe jashtë Republikanëve, ka gjetur mënyrën më eficente për të gëzuar mbështetje në rradhët e elektoratit emocional. Edhe Trump si Berisha në fillimet e tij në vitin 2016 gjatë primareve dhe garës përballë rivalit democrat, kishte të drejtë në ekspozimin e krizës së liberalizmit globalist. Dhe për këtë Trump do mbetet në histori, si Berisha përballë komunistëve në 1992. Dhe është e kuptueshme, leader-ët që dalin fitues nga beteja me kundërshtarë që kanë prodhuar kriza të mëdha janë shpërblyer me mbështetje tek votuesit e ashpër dhe më gjerë. Por, këto histori të ngjashme fitoresh epike kanë dhe anën tjetër të medaljes. Humbjet e të njëjtëve përsonazhe në zgjedhjet pasardhëse. Berisha përbën edhe një përjashtim atipik, pasi rierdhi në pushtet pas humbjes së tij herën e parë. Dhë kjo e bën të pamundur një kthim të tretë pa iu referuar fare non-gratës, pasi gjysma e votuesve potencialë e kanë mbyllur këtë hesap në gjuhën shqipe. Kanë zgjedhur të mos hanë bar, por thjeshtë nuk hanë as bar e as “karamelet” e Rilindjes së Ramës që vecse rishpiku veten nga bashkia në kryeministri dhe asgjë më shumë.

Advertisement