Connect with us

Kosova

Dodik dhe Vuçiç “trazojnë sërish ujërat” në Ballkan, ja çfarë pritet të ndodhë

Pas marrëveshjes mes presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiç, parlamenti i madh serb është caktuar për tu mbledhur më 8 qershor në Beograd.

Ne lidhje me kete event, mediat boshnjake paralajmërojnë se ky parlament do teë rrit shanset për tensione të reja mes Beogradit, Prishtinës, Sarajevës dhe pjesëve te tjera të shteteve ku jetojnë serbë.

Fillimisht, asambleja e madhe serbe ishte paralajmëruar për Pashkë, por ajo u shty, pasi u shty edhe seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën. Më herët ata kanë paralajmëruar se në seancë do të bëjnë një deklaratë që do t’i referohet, siç kanë thënë, “pozitës së vështirë” të të gjithë serbëve në rajon.

Sipas mediumit boshnjak ‘Vijesti’, kjo do të thotë vetëm një gjë, shtrëngim i mëtejshëm i marrëdhënieve me shumicën e fqinjëve, veçanërisht me Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Kroacinë.

Pasi Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, njoftoi se deri më 30 qershor, entiteti do të hartonte një propozim për një marrëveshje për “shkëputjen” e Bosnje dhe Hercegovinës, Ministri i Punëve të Jashtme të atij vendi, Elmedin Konakoviç, deklaroi se ajo cfare thote Dodik eshte nje budallallek I madhe sdhe se asgje nuk do te ndodhe nga një plan i tillë.

Në fillim të javës, Qeveria e Republikës Srpska formoi një grup pune me detyrën e hartimit të një propozimi për një “marrëveshje për shkëputjen” dhe dërgimin e saj në Federatën e BiH-së, dhe këtë e bëri me nxitjen e Dodik, i cili donte të dërgonte një mesazh rreth paqëndrueshmërisë së BiH pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën per Diten Ndërkombëtare e Përkujtimit për Viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës. Më pas ai bëri të ditur se “Deri në fund të qershorit do të bëjmë një analizë të rënies së Marrëveshjes së Dejtonit”.

Advertisement