Connect with us

Rajon

Dodik do arrestohet/ Paralajmëron ministri i Brendshëm

Pasi lideri serb i Bosnjës Milorad Dodik deklaroi se Republika Srpska së shpejti mund të shpallë shkëputjen, pati një reagim të ashpër nga Ministri Federal i Brendshëm i vendit, Rama Isak.

“Milorad, nëse ju shpallni pavarësinë në orën 11:00, dije se në orën 11:01 do të përfundosh prapa hekurave. Jua garantoj këtë” – ka deklaruar Isak duke shtuar: – “Bëhu i guximshëm dhe përpiqu, por nuk do të kesh sukses, ose ndalo së helmuari shoqërinë boshnjake dhe mbjelljen e frikës, urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës. Nuk do të shpallësh asgjë, Milorad” –  ka deklaruar ministri Isak.

Në një intervistë në Televizionin e entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, Dodiku kërcënoi se shkëputj ose shpalljen e Republikës Srpska të pavarur.

Ai vlerësoi se në një skenar të tillë “amerikanët do të tërbohen dhe do të përpiqen të ndërhyjnë”, por beson se miqtë e Republika Srpska nuk do ta lejojnë. Dodik nuk ka sqaruar se për cilët miq e kishte fjalën, por dihet se ai për momentin përveç Beogradit ka miq vetëm në Moskë dhe Budapest, pasi ka marrëdhënie të mira me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Advertisement