Connect with us

Rajon

Dodik esëll: Asociacioni duhet t’i ngjajë ‘Republika Srpska-s’, Perëndimit s’duhet t’i besohet

Kreu i serbëve në Bosnjë, Millorad Dodik është përzier në çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet “të ngjajë me Republika Srpska-n”. Ai tha se propozimi franko-gjerman nuk ndryshon shumë nga disa në të kaluarën, duke qenë se bazohet në kërkesën që Serbia të paktën në heshtje ta njohë Kosovën, gjë që, siç thotë ai, “nuk duhet të ndodhë kurrë”, përcjell Gazeta Express.

“Bashkësisë ndërkombëtare nuk duhet t’i besohet, por duhet diskutuar dhe çdo propozim që nuk respekton qëndrimin kombëtar dhe shtetëror serb duhet të refuzohet”, tha Dodik në një intervistë për “Kosovo Online”.

I pyetur nëse e kishte parë planin franko-gjerman, Dodik tha se kishte folur me Vuçiqin për sfidat e atij propozimi.

“Jam dakord me Vuçiqin kur tha se i vazhdon bisedimet nga momenti i formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, me funksionet ekzekutive që duhet t’i ketë siç është rënë dakord”, tha Dodik.

Advertisement