Connect with us

Rajon

Dodik flet me tone kërcënuese: Republika Srpska do të vendosë për pavarësinë e saj!

Republika Srpska do të marrë shumë shpejt një vendim për pavarësi nëse zhvillimi i ngjarjeve është i pafavorshëm për të, tha sot në Budapest Milorad Dodik, tashmë ish-president i entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinw.

Dodik, të cilit iu hoq mandati i Presidentit të Republika Srpska nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës, në bazë të një dënimi përfundimtar, falënderoi Hungarinë për mbështetjen e saj.

“E informova ministrin hungarez Sijart se shtetasi gjerman Christian Schmidt (përfaqësues i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë) erdhi për të marrë pronën dhe të gjitha burimet minerale, gjë që Republika Srpska do ta kundërshtojë. Nëse gjërat shkojnë keq për ne, ne shumë shpejt do të marrim një vendim për pavarësinë e Republikës Srpska”, tha Dodik.

Ai pertendoi se Republika Srpska ishte “e detyruar ta bënte këtë për shkak të padrejtësisë që u imponohet vazhdimisht” serbëve në Republikën Srpska dhe popullit serb në Ballkan dhe akuzoi Brukselin se “po toleron heqjen e demokracisë në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e dënoi Dodikën me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për të mbajtur një detyrë zyrtare, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë Kristijan Šmit, prandaj Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës ia hoqi mandatin më 6 gusht.

Advertisement