Rajon
Dodik i ofron “minerale të rralla” fuqive botërore në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës Sërpskas

Presidenti i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka deklaruar të mërkurën se Republika Sërpska “është e pasur me minerale të rralla”, si dhe është e gatshme që t’i shkëmbejë ato me vendet si Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia e Bashkimi Evropian, në këmbim të njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit, ka raportuar Danas.
“Na jepni lirinë, konfirmoni sovranitetin tashmë ekzistues, na garantoni Marrëveshjen e Daytonit, pavarësinë tonë politike dhe pavarësinë e Republika Sërpskas, dhe ne do të jemi partnerët e juaj në biznes”, ka thënë Dodik. “Na ofroni një kornizë që e respekton strukturën e Daytonit, kompetencat kushtetuese të entiteve”.
Ai i është adresuar ligjvënësve në Asamblenë Kombëtare të Republika Sërpskas me rastin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Daytonit.
Ai ka bërë të ditur se, sipas disa hulumtimeve gjeologjike, është “konfirmuar se në territorin e entitetit serb ndodhen burime të mineraleve të rralla sikurse litiumi, bori, stronciumi, natriumi dhe kaliumi”.
Një gjykatë në Bosnjë i pati bërë kërkesë organizatës ndërkombëtare më të madhe policore (INTERPOL) për urdhërarrest ndërkombëtar ndaj Dodikut, mirëpo kërkesa në fjalë u refuzua.

