Kosova
Dodik ka frikë të flejë në Beograd, analistët për deklaratën se Sarajeva…
“Kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës është dhe do të mbetet Sarajeva dhe as Dodik dhe asnjë Dodik tjetër nuk do ta ndryshojë këtë,” – kështu thanë bashkëbiseduesit e Danas, duke komentuar deklaratën e liderit të serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, se kryeqyteti i Republikës Srpska është Beogradi dhe jo Sarajeva.
Amra Vrabac, gazetare e agjencisë Patria nga Bosnja dhe Hercegovina, tha se Dodik njihet si njeriu që “ndoshta ka thënë më së shumti në publik se nuk i pëlqen Sarajeva”.
“Ai e quajti në mënyrë shumë poshtëruese Sarajevën, “Teheran”, duke aluduar për xhamitë e shumta dhe ndoshta popullsinë shumicë boshnjake” – theksoi Vrabac
“Fakti që ai e percepton Beogradin si kryeqytet dhe jo Sarajevën është vetëm ndjenja e tij. Dhe nëse tashmë po vuan kaq shumë për Beogradin, le të shkojë, sigurisht, nëse beogradasit e pranojnë” – u shpreh gazetarja e agjencisë ‘Patria.
Nga ana tjetër, Çamil Durakoviç tha se është krejtësisht i parëndësishëm largimi i Milorad Dodik, i cili me deklarata të tilla “jo vetëm që shkel Kushtetutën e Bosnje – Hercegovinës, por edhe Kushtetutën e Serbisë”.
“Dodik i ka humbur të gjitha busullat politike prej kohësh dhe si i tillë po përpiqet në çdo mënyrë të shpëtojë nga problemet në të cilat ndodhet” – deklaroi Durakovic dhe shpjegoi se entiteti i Republika Srpska nën drejtimin e Dodik është në kolaps financiar.