Kosova
Dodik lavdëron kriminelët/ Endërron Serbinë dhe Rusinë e Madhe
Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, lavdëroi edhe një herë kriminelët e dënuar të luftës Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic dhe shpalli si pauses të nazizmit, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt, si dhe gjithë Gjermaninë.
Dodik e deklaroi këtë në një fjalim që mbajti në qytetin Drakulic, në bregun Boshnjak-Hercegovinas të Savës, ku autoritetet e Republikës Srpska organizuan përkujtimin e përvjetorit, të siç thonë ata, krimeve të kryera nga anëtarët e njësive ‘ustashja’ më 7 shkurt 1942, duke vrarë qindra civilë serbë.
Dodik e përdori përsëri përkujtimin e atyre viktimave për të mbajtur një nga fjalimet e tij më nxitëse nacionaliste, teksa ai pohoi se nuk do të kishte pasur asnjë krim ustash nëse Republika Srpska do të kishte ekzistuar 80 vjet më parë dhe se serbët në të vërtetë u vranë në Luftën e Dytë Botërore për entitetin qe eshte aktualisht brenda Bosnjë-Hercegovinës.
Ai shpalli si heronj bashkëkohorë të asaj lufte ish-udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të serbëve të Bosnjës, Karaxhiç dhe Mlladiç, të dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
“Ju nuk duhet të harroni Karaxhiçin apo Mlladiçin. Këta janë njerëz që morën drejtimin e këtij kombi në një moment të vështirë… dhe ne nuk jemi gati të heqim dorë nga madhështia jonë historike vetëm sepse dikush thotë se ata kanë bërë krime,” – tha Dodik teksa dhe pretendoi se gjatë gjyqit në Hagë, Karaxhicit nuk iu vërtetua se kishte kryer krime, as edhe një krim të vetëm, dhe u shpall fajtor “sepse luftoi për lirinë”, theksoi Milorad Dodik.
Ai u vetëshpall pasardhës i Karaxhicit, duke thënë se sot po përndiqet vetëm sepse nuk respekton përfaqësuesin e lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt.
“Gjermanët mendojnë se kjo është pronë e tyre. Këta janë pasardhës të të njëjtit popull që i mblodhën njerëzit tanë në Kozarë dhe i çuan në kampe perqendrimi”, tha Dodik, duke përfunduar se Amerika nuk është ajo që ka qenë, ndaj serbët duhet të mos dëgjojnë mesazhet që vijnë nga Uashingtoni” dhe shtoi se dëshira e tij është të shohë krijimin e “Rusisë dhe Serbisë së Madhe”.
Dodik gjithashtu potencoi se Bosnja dhe Hercegovina nuk është vendi i tij dhe ai kurrë nuk do të betohet për besnikëri ndaj saj.