Rajon
Dodik ofendon Europën: Vasale e SHBA
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha në një fjalim në forumin e sigurisë në Moskë, se pas luftës Bosnje Hercegovina u bë një eksperiment dhe koloni, pa respektuar historinë dhe të drejtën ndërkombëtare.
Sipas tij, populli serb ishte viktima e parë e procesit hegjemonist të faktorëve perëndimor dhe NATO-s
Dodik theksoi se sot e gjithë politika ndërkombëtare është në një dinamikë të përshpejtuar dhe se po krijohet një rend multipolar me struktura të reja pushteti dhe se beson qe Bashkimi Evropian është një vasal de facto i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Milorad vlerësoi se përpjekja për të krijuar një arkitekturë të veçantë të sigurisë evropiane të pas Luftës së Ftohtë nuk ka përfunduar, sepse, siç tha ai, koncepti i sigurisë evropiane nuk mund të ekzistojë në mënyrë autonome, krahas NATO-s dhe projektit gjeopolitik transatlantik, në të cilin shihet vetëm Evropa si një bastion transatlantic.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj liderit të serbëve në Bosnje, Milorad Dodik, duke thënë se akuzuat e këtij të fundit janë absurde dhe me qëllim të keq.