Connect with us

Rajon

Dodik: Përgjigje e përbashkët Serbi-Republika Srpska për zhvillimet në Veri të Kosovës

Dodik flet për një “përgjigje të përbashkët” Serbi-Republika Srpska për zhvillimet në Veri të Kosovës

Kryetari i etnitetit Republika Srpsja në Bosnje, Milorad Dodik, ka thënë se ka folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për një “përgjigje të përbashkët” për situatën në veri të Kosovës.

Dodik tha se “përgjigjja e unifikuar” e Serbisë dhe Republikës Srpka garanton mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.

Për më tepër, nacionalisti serb i sanksionuar nga SHBA-ja, tha se pas asaj që po ndodh në veri të Kosovës qëndrojnë edhe vendet e QUINT-it.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se jo vetëm (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti qëndron pas gjithçkaje që po ndodh në Kosovë e Metohi, por edhe vendet e QUINT (Franca, Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA) dhe kjo tregon politikën e tyre hipokrite” – tha Dodik

Nga ana tjetër, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, teksa deklaroi se Serbia synon të kërkojë kthimin e një numri të caktuar trupash në Kosovë, thaksoi se veprimet, Albin Kurti, “e sollën situatënnë prag të konfliktit të armatosur”.

“Në këto rrethana, Serbia ka të drejtën dhe synimin, sipas rezolutës 1244, të kthejë një numër të caktuar trupash në Kosovë” – deklaroi Bërnabiç

 

Advertisement