Kosova
Dodiku ofendon shqiptarët pas njoftimit të Kurtit se Kosova do të lejojë lëvizjen e lirë për…
Millorad Dodik, presidenti ultra-nacionalist i entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë, duke folur rreth vendimit të Kosovës se nga 1 janari 2024 do të lejojë lëvizjen e lirë për të gjithë poseduesit e letërnjoftimeve të Bosnje-Herecegovinës, ka fyer shqiptarët e Kosovës duke përdorur termin pezhorativ “Shiptari/Šiptari”.
Ai ka konfirmuar se nuk do të lejojë lëvizjen e lirë vetëm me letërnjoftime ndërmjet Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës edhe pse kryeministri kosovar, Albin Kurti, ka njoftuar në margjina të samitit të Procesit të Berlinit se Kosova nga fillimi i vitit të ardhshëm do të heqë regjimin e vizave për Bosnje-Hercegovinën.
“Ata duhej ta dinin se Bosnje-Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se, natyrisht, nuk do ta njohin as hyrjen e ‘Shiptarit’ me letërnjoftim në Bosnje-Hercegovinë. Sigurisht që myslimanët do ta lejonin, por jo Republika Srpska”, ka deklaruar Dodiku, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara (SHBA).
Kujtojme se perkunder marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, qytetarët e të dyja vendeve, aktualisht, duhet të pajisen me viza për të lëvizur në vendet respektive. Megjithatë, kryeministri Kurti ka deklaruar se nga 1 janari, qyetetarët e Bosnje-Hercegovinës do të mund të hyjnë në Kosovë vetëm me letërnjoftim.