Connect with us

Kronike

Doja patjetër të bëja se*ks/ Rrëfimi i përdhunuesit

Përdhunuesi 45-vjeçar i Palaio Faliros, Spartak Dyrmishi ka dalë para hetuesëve të çështjes së tij.

I veshur me një jelek antiplumb dhe një xhup me kapuç që i mbulonte kokën, sërish ai nuk u ka shpëtuar kamerave të sigurisë teksa hynte për në Shqipëri. Edhe këtë herë tatuazhi me dy vija në krahun e tij të majtë ishte i dukshëm.

Sipas deklaratës së tij në Policinë që e arrestoi, 45-vjeçari ka kaluar kufirin greko-shqiptar nga Kakavia me një taksi që kishte marrë nga Athina. Prej aty u nis për në Vlorë ku kërkoi strehim në banesën e nënës së tij.

45-vjeçari kishte me vete pak ushqim që mund ta përdorte për disa ditë, ndërsa më pas kishte planifikuar që të humbte gjurmët duke ikur në Europës.

Sipas “Protothema” edhe në Shqipëri ka qëndruar në vende të ndryshme dhe në shtëpinë e një të afërmi. Mirëpo, kur ata që e pritën e kuptuan arsyen e zhdukjes së tij nga Greqia, e rrahën dhe, siç tha ai në Polici, beson se kanë qenë edhe ata që e kanë “dorëzuar” tek autoritetet.

Njëkohësisht del në dritë edhe një ankesë e tretë ndaj përdhunuesit me ??tatuazh. Mesditën e djeshme një grua ka shkuar në Komisariatin e Kifisisë dhe ka denoncuar se ka qenë edhe ajo një viktimë e 45-vjeçarit shqiptar. Sipas saj, ai tentoi që ta sulmonte por ajo arriti t’i shpëtonte kthetrave të tij.

Dyrmishi tha se nuk ka sulmuar asnjë grua tjetër dhe se nuk është faji i tij për sjelljen agresive, por duket fajësuar kokaina dhe birrat që kishte konsumuar.

“Doja patjetër të bëja seks,”-u tha ai hetuesëve.

Më pas, ai ka pohuar se pasi ka dhunuar vajzën në stacionin e autobusit në Paleo Faliro, ka shkuar në shtëpinë e tij. Kuptoi se po e kërkonin kur pa tatuazhin e tij në TV dhe menjëherë u nis për në Shqipëri. Këtu u kap mbrëmjen e të hënës nga Policia e Vlorës dhe me kërkesë të vetë shqiptarit, u dorëzua tek Policia greke në Kakavijë. Tani ai do të gjykohet për një përdhunim dhe 2 sulme seksuale në zonën ku banonte bashkë me të ëmën e moshuar.

Advertisement