Pinknews
“Doje të më ‘sulje’ Luzin?” Dea i kthehet Efit
Në Prime e kalur në Big Brother Vip Albani, gjatë publicitetit, Efi pati një përplasje me Dean.
Komunikimi mes tyre ka vijuar me ironi, por edhe me ‘tone kërcënuese’.
Por edhe këtë të shtunë vajzat janë përplasur sërish mes tyre, pasi duket se dyshja nuk i ka lënë pas mërite ndaj njëra-tjetrës.
Pjesa nga biseda e zhvilluar mes dy vajzave në Primen e kaluar:
Efi: O Dea o yll! Unë do dal nga këtu brenda, por po nuk ta sula…dhe po nuk e derdhi kokrrën e lotit kaq. Kur më bën kështu si gocë intelektuale, vdes fare.
Dea: Kë do më sulësh moj?
Efi: S’di. Nuk di. Nuk marr vesh nga këto gjëra unë.
Luizi: Luizin, Luizin.
Efi: Po hajde, se si shumë po i durojmë këto moralet e këtyre, që rrijnë kështu. Dea, Dea…bukuroshe. Më mban mend?
Dea: Çfarë ke o Efi?
Efi: Më mban?
Dea: Nuk të mbaj.
Efi: Ç’ke, do të kujtoj unë.
Dea: Mirë, okej.
Efi: Po nuk e la Dea rrugëtimin një ditë përpara finales.
Luizi: Nga e marta deri të shtunën, do ketë ankth prej meje.
Efi: Do mërzitet se nuk e duron dot bullizmin.
Dea: Pse je mërzitur kaq shumë?
Efi: Nuk jam mërzitur, thjesht kur japin moral imoralet, bezdisem shumë.
Por çfarë ndodhi sonte?!
DISKUTIMI SONTE NË SPEKTAKËL
Dea: As vetë nuk e di çfarë ndodhi, Efi u mërzit për atë që dëgjoi nga unë.
Efi: Ka disa kohë që dëgjoj Kritin dhe Dean që flasin për bullizim. Të them të drejtën kam qenë shumë e ngarkuar. Dea ka qenë e vetëdijshme për çfarë reagova. Dea besoj e di për çfarë e ke fjalën.
Dea: Po thuajse tamam, për çfarë po flet.
Efi: Bëra gabim, se nuk di si ta shtjelloj tani. Ajo ka thënë diçka brenda shtëpisë dhe këtë e di vetëm Dea dhe Amos.
Dea: Po flet për një informacion nga jashtë.
Efi: Atë gjënë unë e kam parë jashtë, jo këtu brenda në shtëpi. Kur ta marrë vesh Luizi se çfarë ka thënë, ai do merret vetëm me Dean. Nuk e kam për asgjë tjetër.
Luiz: Nëse ka ndodhur këtu, është normale ta thuash. Kjo bisedë ka ndodhur në shtëpi, jo në dhomë të rrëfimit.
Dea: Unë do doja të kishte ndonjë klip, që ta di se çfarë është.
Efi: Kur e dëgjoj nga Dea, kur thotë gjithë kohën se si duhet të sillemi dhe kur e dëgjoj nga ajo që bën humor të shëmtuar, e kapa veç sepse doja ta flisja me të. Nuk më mori në asnjë moment për ta diskutuar.
Dea: Nuk e mbaj mend fare. Çfarë kam thënë ekzaktësisht, sepse unë nuk mbaj mend.
Efi: Kam qenë tepër e ngarkuar dhe e kam në karakter që acarohem, kur shoh njerëzit kur japin mend. Tani që e pash, vura re se sa e shëmtuar duket. Tani, kur është bërë dasma me Luizin dhe Kiarën, Dea dhe Amos thanë se ata do e merrnin Luizin ta lidhnin në një pyll dhe t’i vinin zjarrin me benzin në pishinë.
Dea: Arbana sapo tha që ke gënjer, për çfarë po e zgjat tani? Kishe për qëllim të më sulje mua Luizin? Po të pyes shumë sinqerisht, çfarë ke me mua?
Efi: Asgjë nuk kam Dea.
Kristi: Unë e kam thënë 100 herë, nuk kanë aftësi të kapen me diçka.
Dea: Pse po sajon situata?
Efi: Nuk kam sajuar asgjë, mendova se kjo gjë nuk ishte dhënë. Një njeri që qesh me këto shaka… Kjo ishte arsyeja pse desha të diskutoj me ty.
Dea: Jo, ti thjesht i ke vënë qëllim vetes, që të më nxjerrësh nga vetja dhe të tregosh që unë jam e paeduaktë.