Politike
DOKUMENTI/ Gjykata e Tiranës regjistron zyrtarisht Berishën si kryetar të PD
Partia Demokratike është regjistruar në regjistrin e Partive Politike me kryetar, Sali Berisha. Dokumenti zyrtar i publikuar i ka dhënë fund përplasjes 3 vjeçare në dyert e Gjykatës së Tiranës me ish-kryetarin e kësaj partie, Lulzim Bashën.
Deri më sot vula e Partisë Demokratike është përdoruar nga kryetari ligjor Lulzim Basha. Kjo betejë ligjore ka nisur në shtator të 2021 kur Lulzim Basha në atë kohë kryetar i PD, vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar ish-liderin e tij Sali Berisha.
Kjo përplasje solli dhe përçarjen midis demokratëve teksa Berisha nisi një lëvizje teksa fitoi mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë. Në 11 dhjetorin e vitit 2021 në kuvendin e thirrur nga lideri historik i demokratëve, u shkarkua Lulzim Basha, u miratua statusi i ri i PD dhe u në krye të kësaj force politike u vendos komisioni i Rithemelimit.
Vijon…