Bota
Dokumenti/ Plani për të dëbuar palestinezët nga Gaza, shpërndarja në Mesdhe
Një dokument i publikuar sëfundmi nga Wikileaks që supozohet se është hartuar nga ministria e inteligjencës izraelite rekomandon zhvendosjen e popullsisë civile të Gazës në Gadishullin Sinai të Egjiptit si një zgjidhje për Rripin e Gazës, pasi të arrihet qëllimi për të përmbysur liderët e Hamasit, raporton Times of Israel.
Megjithatë, sipas të njëjtave informacione, dokumenti i publikuar nuk është mohuar nga autoritetet izraelite, të cilat në fakt janë shprehur për Haaretz se bëhet fjalë për një koncept ide, e cila nuk po implementohet, raporton AlbEu.com.
Zyra e kryeministrit i tha gazetës së tani për tani ata janë të fokusuar te lufta dhe jo në një strategji të tillë.
Dokumenti, i datës 13 tetor dhe i zbuluar nga një faqe interneti izraelite dhe më pas në ËikiLeaks, sugjeron tre alternativa për arritjen e një ndryshimi të madh në realitetin politik në Rripin e Gazës nën dritën e krimeve të Hamasit, duke përfshirë lëvizjen e popullsisë civile të Gazës në qytetet me tenda në Sinain verior dhe më pas ndërtimi i qyteteve të përhershme si edhe të një korridori humanitar dhe një korridori i papërcaktuar humanitar, ndërsa Izraelit do të krijohet një zonë sigurie për të parandaluar hyrjen e palestinezëve të zhvendosur.
Edhe Kanadaja përmendet si një “vend i mundshëm” për zhvendosjen e palestinezëve, ndërsa në të njëjtin dokument përmendet edhe Greqia, e cila së bashku me Spanjën mund të mirëpresë refugjatët.
Plani vë në dukje çështje të mundshme të ligjshmërisë ndërkombëtare, por e justifikon masën si një zgjidhje për popullsinë që kërkon strehim nga lufta.
Po ashtu, dokumenti parashikon edhe se si do të justifikohet shpërngulja e palestinezëve nga Gaza duke përhapur mesazhin se “Zoti ju hoqi nga atdheu juaj për shkak të Hamasit”, ndërkohë që për të përhapur këtë mesazh do të angazhohen edhe figura të njohura në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi ka deklaruar se një fluks i refugjatëve nga Gaza do të nënkuptonte fundin e çështjes kombëtare palestineze, duke rritur gjithashtu rrezikun e lëvizjes së militantëve në Sinai, nga ku ata mund të nisnin sulmet kundër Izraelit.
Sipas france24, Yoel Guzansky, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin për Studimet e Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv, tha se dokumenti kërcënon të dëmtojë marrëdhëniet me një partner kyç siç është Egjipti: “Nëse ky dokument është i vërtetë, është një gabim serioz. Mund të shkaktojë një thyerje strategjike midis Izraelit dhe Egjiptit,” tha Guzansky.
“Unë e shoh atë ose si të nxituar ose dikush që dëshiron të ndikojë negativisht në marrëdhëniet Izrael-Egjipt, të cilat janë shumë të rëndësishme në këtë fazë.” Egjipti është një partner i vlefshëm që bashkëpunon në prapaskenë me Izraelin”, tha ai.
Sipas të njëjtave informacione, një zyrtar izraelit me njohuri për dokumentin tha se ai nuk ishte detyrues dhe se nuk kishte pasur asnjë diskutim thelbësor për të me zyrtarë të sigurisë. Zyra e Netanyahut e quajti atë “një dokument idesh, të ngjashme me të cilat po përgatiten në të gjitha nivelet e qeverisë dhe shërbimeve të saj të sigurisë”.