Politike
DOKUMENTI/ Salianji: Si mashtroi Ardi Veliu dhe Andon Marko për Albert Veliun
Ervin Salianji, deputet i PD-së, në një konferencë për mediat tha se ditën që nga selia e kësaj partie është bërë denoncimi ndaj Agron apo Geron Xhafajt, vëllai i Fatmir Xhafajt, jo vetëm që jetonte i lirë pas dënimit, por vazhdonte aktivitetin e tij të paligjshëm.
“Nga të gjitha provat rezulton se gazetari, Albert Veliu dhe Geron Xhafaj, qelizat telefonike tregojnë se të tre, në pothuajse 1 orë, kanë qëndruar në të njëjtin vend, që përkon të jetë në lokalin e Geron Xhafajt.
Tre ditë më pas, në shkelje dhe në kundërshtim me ligjin, në vend që të hetonin Geron Xhafajt për trafikun e drogës, autoritetet e lejuan që të shkojë edhe të kryejë dënimin në Itali”. tha Salianji.
Ai tha se përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u bënë për të më vendosur mua dhe deputetë të tjerë në pozita të rënda, në fakt kanë rënë vetë brenda.
Salianji ka publikuar edhe dëshmitë e dhëna nga Andon Marko, drejtues i policisë, dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Salianji tha se ato kanë dhënë dëshmi të rreme dhe duhet të mbajnë përgjegjësi penale.