Connect with us

Aktualitet

Dolën me pesticide, edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka bllokuar gjithashtu futjen e mandarinave nga Shqipëria. Në një njoftim zyrtar të bërë nga “AUV” është bërë me dije se Agjencia po monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore ka ngritur alarmin për ngarkesat se mandarina që vijnë nga Shqipëria kanë nivele alarmante pesticidesh. Ndaj, AUV ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është përfshirë në lajmërimet e Sistemit Evropian, megjithatë ka marrë masa për të hequr dyshimet.

“AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet (lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet). Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura… Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Advertisement