Connect with us

Pinknews

Dominanca/ ‘Jam e interesuar për dikë që…’

Arjola Demiri ishte së fundmi e ftuar në “Pardon My French” ku mes të tjerash foli dhe për jetën private, ajo u pyet se si do të ishte partneri perfekt për të.

Aktorja tregoi se i pëlqen një mashkull i fortë dhe dominant, i cili të luftojë krah saj, ajo shtoi se në shoqëri i thonë shpesh që burrat kanë frikë t’i afrohen.

“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua, kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh.

Pas një analize të gjatë se kush do të ishte partneri perfekt vjen në përfundimin që duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant.

Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra, unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje.

Rrugëtimi bëhet bashkë,bmë rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg”, u shpreh Arjola.
Advertisement