Pinknews
Don Xhon dhe Butrint Imeri e thonë ‘fjalën e fundit’
Përpos që e ndajnë një skenë muzikore, Don Xhon dhe Butrint Imeri kanë edhe një shoqëri shumë të ngushtë.
Së fundi, dyshja kanë performuar në një nga klubet e Ferizajt ku kanë postuar imazhe së bashku.
Ka qenë reperi nga Drenica që në një nga fotografitë krahë artistit Imeri ka shkruar: “2022 Tung”, ndërkohë që ky i fundit e ka ripostuar mbishkrimi i tij ka qenë: ” Fjala e fundit e 2022…”.
Këto mbishkrime i kanë bërë duke qenë se dy artistët po e shijojnë suksesin e vazhdueshëm duke mos ndaluar me performanca në koncerte si dhe me projekte muzikore.
Dy këngëtarët kanë edhe një bashkëpunim me titull “Corazon”, e që deri tani ka arritur mbi 53 mijë klikime.