Connect with us

Lifestyle

Doni të ngushëlloni dikë që ka humbur një të afërm? Ja çfarë nuk duhet të thoni

Është e sjellshme dhe bujare të duash të ngushëllosh dikë që po përjeton humbjen e një njeriu të dashur.

Ngushëllimi i një personi të pikëlluar është një moment i sikletshëm. Ndonjëherë mund të jetë e mjaftueshme thjesht të jesh i pranishëm dhe mos mendo se ccfarë do i thuash.

Megjithatë, disa komente me qëllim të mirë mund të ndikojnë negativisht tek personi i prekur.

-“Më vjen keq që dëgjoj për…. Do të jetë në një “vend më të mirë”.

E di që ky koment ka për qëllim të lehtësojë dhimbjen, veçanërisht nëse vdekja ishte e vështirë dhe e dhimbshme. Por unë mendoj: Ku është ai vend? A ka vend më të mirë se sa të jesh ende gjallë me njerëzit e dashur? ..

-“Më vjen keq që dëgjoj për (emri i të ndjerit) Zoti nuk na jep asgjë që nuk mund ta përballojmë.”

Dy mendime që mund të ketë dikush pasi dëgjon këtë: ‘Po është e lehtë për ty të flasësh për Zotin…? ose “Po nëse unë nuk besoj në Zot dhe nuk e di a mund ta përballojë.”

Në fillim ccdo gjë mund të duket e rëndë dhe e tepërt, pasi bota është e kthyer përmbys dhe shumë fjalë mund të keq interpretohen.

-“A je mirë?”

Nuk jam e sigurtë nëse ka një njeri që di si t’i përgjigjet kësaj pa qenë thjesht i sjellshëm me një “po”, edhe kur i mund të ndihet sikur e gjithë bota është shhkatërruar. Ndoshta do të ishte më mirë të thuash thjesht, “Unë jam këtu për çdo gjë që do të duhet.”

 

Advertisement