Connect with us

Sport

Doni të shihni ndeshjet e Botërorit 2026 në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë: Aplikoni tani për viza!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë më njoftimin e rëndësishëm për të gjithë sportdashësit që dëshirojnë të udhëtojnë drejt kontinentit të largët për të ndjekur Kupën e Botës FIFA 2026, që do të zhvillohet për herë të parë në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në njoftim, ambasada bën me dije se SHBA-të po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura. Ambasada inkurajon që të aplikojnë tani të gjithë udhëtarët që kanë nevojë për viza amerikane

“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve. Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë TANI!”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kupa e Botës 2026 është pothuajse 6 muaj larg, ndërsa përgatitja dhe pajisja me viza për të udhëtuar drejt SHBA-së nis që tani. Pritet që të ketë numër të madh aplikimesh, sidomos nëse kualifikohet edhe kombëtarja kuqezi, e cila tashmë është zyrtarisht në fazën e “play off”. Ky është një kualifikim historik për kombëtaren shqiptare, që për herë të parë prek “play offin”, një hap larg kualifikimit zyrtar për në Botërorin 2026.

Advertisement