Connect with us

Aktualitet

Donin të gjurmonin lëvizjet e Cekanit? Kush është pronari i makinës

Policia u alarmua mëngjesin e sotëm në lagjen numër 2, pas një telefonate që mori. Ishte roja i parkingut, ai i cili lajmëroi se kishte vënë re një person duke vendosur një send të dyshimtë poshtë një mjeti. Fillimisht u dyshua si tritol, por me pas rezultoi GPS poshtë automjeteve të Eris Cekani në Pogradec.

Eris Cekani është një person i njohur për policinë e shtetit, pasi vitin e fundit është konfliktuar disa herë me Brian Syzo. Ngjarja e fundit ndodhi para disa ditëve në Elbasan, teksa Cekani është ndjekur e përplasur nga një makinë tip Golf, ku brenda kësaj makine kanë qenë Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli.

Ngjarja përfundoi në një aksident automobilistik kokë më koke te makinave, ndërsa policia pritet të shoqërojë disa persona për ngjarjen e ditës së sotme, ku mesa duket persona të dyshimtë kanë kërkuar të gjurmojnë lëvizjet e Cekanit.

Advertisement