Kosova
Dopio loja e fshehtë e Perëndimit në mbështetje të Albin Kurtit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të RF të Jugosllavisë, Zhivadin Jovanoviq, thotë se përkundër mesazhit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se Policia e Kosovës para çdo aksioni në veri të Kosovës duhet të konsultohet me KFOR-in, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do ti ndalë provokimet dhe veprimet e dhunshme ndaj serbëve
“Prej një periudhe të caktuar kohe, disa qëndra pushteti në Perëndim, duke qëndruar në hije, kanë mbështetur Kurtin në militarizimin e veriut, konfiskimin e pronës së serbëve dhe të ngjashme, madje edhe e kanë inkurajuar sjelljen e dhunshme të kryeministrit të Kosovës dhe strukturave të Prishtinës” – tha Jovanoviq.
Ai shtoi gjithashtu se aktualisht është duke u punuar me një taktikë loje të dyfishtë.
“Prandaj jam i bindur se qendrat amerikane, gjermane dhe britanike nuk do të mund ta frenojnë Kurtin dhe veprimet e tij të mëtejshme kundër serbëve dhe Serbisë”, ka thënë shprehimisht Jovanoviq.