Connect with us

Kosova

DORA E PADUKSHME/ Baraliu aludon për shpërthimin në Zubin Potok

Profesori i së drejtës kushtetuese Mazllum Baraliu tha se pavarësisht akuzave, hetimet dhe procedurat gjyqësore duhet të tregojnë se kush është përgjegjës për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenac, por se është e qartë se paqja në Ballkan nuk i përshtatet qendrave të pushtetit shkatërrues.

“Askush nuk e di se kush dhe çfarë bëri, por enigma do fillojë dalëngadalë të zbardhet. Kanë folur disa pushtetarë, por pretendimet e tyre duhet të vërtetohen” – deklaroi Baraliu, I cili duke komentuar pretendimet e kryeministrit Albin Kurti për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë, theksoi se eshte e vertetet se Aleksandar Vuçic që nga ardhja në pushtet ka ndjekur një politikë në dëm të Kosovës.

Ai tha gjithashtu se këtë e ka treguar jo vetëm rasti Banjska, por edhe shumë ngjarje para dhe pas saj.

“Nëse minimi ne Zubin Potok është bërë nga ndonjë “dorë e padukshme”, pra nga krimi i organizuar nga Serbia, atëherë duhet të hetohet, pasi edhe Vuçic shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar dhe madje te pranojë hetimndërkombëtarë” – deklaroi profesori I njohur, I cili beson se incidenti i fundit është rezultat i qendrave shkatërruese të fuqisë se pushtetit që ai sheh jo vetëm te Rusia dhe Pekini, por edhe në pjesë të tjera të botës.

“Fatkeqësisht, askush nuk ka nevojë për konfliktet e viteve 1990 në këtë zonë të shenjtë të Ballkanit. Por ka forca të tilla, qendra të errëta pushteti që fatkeqësisht nuk duan të ndodhin gjëra positive dhe perdorin mjete destructive. Lufta nuk të çon askund, nuk është e mirë për askënd. Nën ndikimin e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, forca të caktuara duan të krijojnë turbulence” – potencoi Mazllum Baraliu.

Advertisement