Connect with us

Politike

Dorëheqja e drejtorit të teatrit Bylis/ Berisha: Hakmarrje primitive e Edi Ramës

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen nga posti të drejtorit të Teatrit Bylis. Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se drejtori i Teatrit Klajdi Marku, nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti por është shkarkuar nga kryeministri Rama si një hakmarrje primitive pasi nxorri zbuluar propagandën e pushtetit nga takimi i supozuar me emigrantët në Athinë.

Reagimi i Berishës:

Hakmarrje primitive e Edi Ramës! Shkarkohet nga detyra drejtori socialist i Teatrit të Fierit.

Fajtor se ua tha shqiptarëve nëpërmjet “Piranjave” të vërtetën e mitingut 1 milionë euro të Ramës me administratën e tij në Athinë. Në përgjigjen e pyetetjes të gazetarit të “Piranja” drejtori socialist me integritet, deklaroi se për në miting është shkulur gjithë Fieri. 

Duke shprehur nderimin tim për drejtorin socialist që midis të vërtetës dhe mashtrimit të publikut zgjodhi të sakrifikojë vendin e punës dhe të thotë të vërtetën, dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin brutal, hakmarres primitiv të Edi Rames dhe lakejve të tij. #sb.

Drejtori i Teatrit Bylis, Klajdi Marku dha dorëheqjen këtë të martë, pas publikimit të bisedës së zhvilluar një ditë më parë me gazetarin e emisionit “Piranjat”, ku deklaroi se kishin shkuar në mitingun e kryeministrit Rama në Athinë me detyrim dhe jo me vullnet të plotë. Marku hodhi poshtë deklaratën e bërë një ditë më parë, teksa pretendon se kishte shkuar me trupën e aktivitetit në Korinth për të dhënë shfaqje në datën 11 maj, dhe se grupi i kishte kërkuar drejtorit të ishin pjesë në aktivitet dhe kanë shkuar.

Advertisement