Connect with us

Aktualitet

Dorëheqja e Helidon Bendos, kronologjia e përplasjes

TIRANË– Helidon Bendo, tashmë ish-drejtues i Shërbimit Inteligjent Shqiptar, ka pasur një përplasje verbale me zëvendës drejtorin e institucionit, Olian Kanushin.  Pas largimit të Bendos në SHBA me trajnim 12-mujor, në pozicionin e zëvendës drejtorit u emërua Olian Kanushi,  ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Top Channel mëson se Bendo ndërpreu kursin një vjeçar në SHBA dhe është rikthyer me urgjencë në Tiranë gjatë muajit dhjetor. E gjitha kjo sepse zëdhënësi i tij Olian Kanushi, gradualisht po merrte në dorë frenat e drejtimit të SHISH.

Një burim në SHISH, konfirmoi për Top Channel përplasjen verbale mes Bendos dhe Kanushit, në zyrën e këtij të fundit.

“Disa ditë më parë drejtori Helidon Bendo mbërriti në zyrë duke i surprizuar të gjithë. E dinin vetëm disa njerëz të tij të afërm. Më pas ka shkuar në zyrën e Oljan Kanushit ku kanë pasur një përplasje verbale. Muajt e fundmi në SHISH kanë ndodhur shumë lëvizje të disa drejtorëve nëpër Shqipëri. Disa me lidhje të forta me Helidon Bendon, kanë filluar të japin dorëheqjen.

Ky burim, thotë se situata aktuale në SHISH nga njëra anë me Olian Kanushin i cili po kryen lëvizje drejtorësh të cilat u tentuan të ndalohen pa sukses nga Helidon Bendo është kaotike.

Nga sot, shërbimi Inteligjent Shqiptar nuk do të vijojë të drejtohet   ga Helidon Bendo, detyrë që e mbante prej nëntorit të vitit 2018. Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili njoftoi se Helidon Bendo i kishte dorëzuar dorëheqjen dhe në vazhdim pas studimeve pas-universitare në SHBA,  do të  jetë këshilltar i tij  për reformën e institucioneve të sigurisë.

ARTIKULLI I PLOTË I TOP CHANNEL:

Shërbimi Inteligjent Shqiptar nuk do të vijojë të drejtohet nga Helidon Bendo, detyrë që e mbante prej nëntorit të vitit 2018. Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili njoftoi se Helidon Bendo i kishte dorëzuar dorëheqjen dhe në vazhdim pas studimeve pas-universitare në SHBA,  do të  jetë këshilltar i tij  për reformën e institucioneve të sigurisë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ndërton të gjithë kronologjinë e zhvillimeve në SHISH të ditëve të fundit që çuan  në largimin e Helidon Bedos me pëlqimin e kryeministrit Edi Rama dhe dekret lirimi nga detyra, aprovuar nga presidenti Bajram Begaj. Disa muaj më parë Top Channel raportoi se Helidon Bendo kishte shkuar në SHBA me trajnim 12-mujor. Në kushtet kur SHISH prej shumë vitesh kishte mbetur pa zëvendës drejtor, prej 31 Gushtit 2022 në këtë pozicion u emërua  Olian  Kanushi,  ish këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Vajtja e Kanushit në SHISH,  shpejtoi largimin e kryetarit Bendo. Top Channel mëson se Helidon Bendo ndërpreu kursin një vjeçar në SHBA dhe është rikthyer me urgjencë  në Tiranë gjatë muajit dhjetor.

E gjitha kjo sepse zëdhënësi i tij Olian Kanushi, gradualisht po merrte në dorë frenat e drejtimit të SHISH paçka se Bendo ishte ende në detyrë, megjithëse kishte shkuar për specializim në SHBA. Për situatën e tensionuar  të ditëve të fundit mes Bendos dhe Kanushit, një burim në SHISH bëri dha këtë koment për gazetarin e  Top Channel, Muhamed Veliu.

“Disa ditë më parë drejtori Helidon Bendo mbërriti në zyrë duke i surprizuar të gjithë. E dinin vetëm disa njerëz të tij të afërm. Më pas ka shkuar në zyrën e Oljan Kanushit ku kanë pasur një përplasje verbale. Muajt e fundmi në SHISH kanë ndodhur shumë lëvizje të disa drejtorëve nëpër Shqipëri. Disa me lidhje të forta me Helidon Bendon, kanë filluar të japin dorëheqjen”, u shpreh një burim nga SHISH.

I njëjti burim vlerëson se situata  aktuale në SHISH nga njëra anë me Olian Kanushin i cili po kryen lëvizje drejtorësh të cilat u tentuan të ndalohen pa sukses nga Helidon Bendo është kaotike. Lëvizjet në SHISH nisën pasi struktura e Shërbimit Informativ u komprometua nga sulmi i hakerave iranianë që arritën të hyjnë në serverat e shërbimit sekret dhe të ekspozojnë gjithë personelin.

Në një koment në lidhje me këtë sulm, kryeministri Rama e cilësoi SHISH një strukturë të vjetruar. Me emërimin e këshilltarit të kryeministrit në krye të SHISH, ndodhi një ndryshim i fortë në strukturat drejtuese që i parapriu shkarkimit të Helidon Bendos me dekret të presidentit Begaj.

Advertisement