Connect with us

Kosova

Dorëzo medaljen/ Nuk ka hyrje në BE përderisa Vuçiç mban urdhrin e Putinit

Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, përmes një aksioni simbolik, i është kërkuar të heqë dorë nga urdhri i akorduar nga homologu rus, Vladimir Putin, pasi sipas avokatit serb, Cedomir Stojkovic nuk ka hyrje në BE përderisa i njëjti mban urdhrin e Putinit.

Stojkoviq, me rastin e vizitës së presidentit të Francës në Serbi, ka thënë se “është e qartë se presidenti i Serbisë nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës përderisa mban medaljen që i ka dhënë armiku i Evropës, pavarësisht nëse ka blerë 12 apo 200 avionë Rafale”.

Sipas tij, janë vlerat e një vendi që tregojnë aspiratat evropiane.

“Është e qartë se presidenti i Serbisë nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës përderisa mban medaljen që i ka dhënë armiku i Evropës, pavarësisht nëse ka blerë 12 apo 200 avionë Rafale. Vuçiq do të duhet heqë dorë ose nga urdhri ose nga e ardhmja evropiane” – theksoi avokati serb

Kujtojme se Putini para disa viteve i ka dhene medalje Vuçiqit. Sipas ligjeve të federatës ruse, kjo medalje mund të jepet vetëm pas kontributeve te spikatura per Rusinë ne 20 vite rreshtë.

Advertisement