Kronike
Dosja 5D/ Zbardhen bisedat mes punonjësve: I joni është i dyti pas lalit, me tha të…
Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në ngarkim të drejtorit të Bashkisë Tiranë, Redi Molla për dosjen 5D.
Në dosjen hetimore zbardhen bisedat mes një punonjëse Jona Bejko dhe një personi në tretë, ku përmendet dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në bisedë, Jona i ka thënë bashkëbiseduesit me emrin Arben se drejtori i saj Redi Molla është i dyti pas ‘lalit’, pseudonim i përdorur për kryebashkiakun. Po ashtu ajo ka theksuar se Molla i ka kërkuar që te merret dhe me partinë.
Pjesë nga Dosja hetimore:
Arben: “Asgje”.
Jona: “Jo mku then e mua,. Njeres nga juristet e kshu… Tu be prapaskena… Po se un rrija me juristet… Njera mbesa e njerit nga pronaret… tjetra e kishte sjell pronari… Anxhi kusho pronarit”.
Arben: “Po mke then”.
Jona: “Dhe ngaqe rrija vetem me ato….. Mtha mua anen e kujt je”.
Arbeni: “Po ti ca i the”.
Jona: “Sjam ne anen e askujt… Kam ardh per tbere punen,,, Po kshu si me te qeshur,……. Po mftoj dhe njeher per kafe… Qe tmerresh me partine te lagja,… I thash prandaj kam zgjedh tpunoj ne privat, qe mos i bej fresk njeriu… Po se ai i joni eshte i 2 mbas lalit”.
Arban: “Si quhet ai”.
Jona: “Ta them kur flasim”.
Në datën 14.07.2023 midis shtetases Jona Bejko dhe personit me emrin Arben është zhvilluar një bisedë tjetër me interes, si më poshtë:
Jona: “E beri Jonida punen e vet…. Shkoj te pronari ja numeroj tek e tek……. Tgjitha… Dua sa me shume info tha ai qe tmos ket arsye me ky ta kundershtoj…….. Dhe mua me rriti rrogen prape…. Se i tha kjo vetem Jona punon… Dhe i kishte thene mos e ver ne dijeni Nestorin fare…. Po e pa thuaj me mka then Redi”.
Arban: “Si e ka mbiemrin ky Redi”.
Arban: “Sa ?”,
Jona: “Molla”,
Jona: “80,000…. Njesoj me kte”