Connect with us

Aktualitet

Dosja ‘Babale’/ Gjyqi për Ervin Salianjin, caktohet relatorja e re

Dosja e shumëpërfolur “Babale” do të gjykohet nga gjyqtarja Elona Toro. Vendimi është marrë këtë të enjte, pasi me kërkesë të palës së deputetit të Partisë Demokratike, është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Edlira Petri, me pretendimin se ajo ishte e afërme e Geron Xhafës, palët tjetër.

“Sot më datë 16.03.2023, çështja penale e lartpërmendur u shortua midis dy anëtarëve të trupit gjykues të përbërë prej gjyqtarëve Genti Shala dhe Elona Toro. Në bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatore Elona Toro,”- njofton Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Advertisement