Connect with us

Politike

Dosja e nxehtë/ Buzhala: Përpjekjet e Ramës për të shpëtuar Ballukun janë të kota

Gazetari Berat Buzhala deklaroi se dosja e Belinda Ballukut përbën çështjen më të rëndë me të cilën është përballur ndonjëherë Edi Rama.
Sipas tij, kryeministri po inskenon lëvizje politike për t’i krijuar përshtypjen Ballukut se po bën gjithçka për ta shpëtuar, ndërsa në realitet, sipas Buzhalës, ai e di se kjo është një mision i pamundur. Ai theksoi se aktualisht i vetmi institucion funksional në Shqipëri është SPAK-u, dhe dëshmitë që mund të jepen nga Balluku ose të tjerë të përfshirë në aferë, përfshirë mesazhet dhe komunikimet, mund të implikojnë drejtpërdrejt edhe vetë Ramën në fazat e ardhshme të procesit.
Berat Buzhala: Realisht, unë besoj që është dosja më e rëndë për Edi Ramën, por megjithatë, perspektiva ime është që Rama po inskenon sepse nuk është… Edi Rama këto po i bën për të bindur Ballukun që po bën çdo gjë që ta shpëtojë atë. Mirëpo, unë e shoh të pamundur këtë dhe vetë zoti Rama e di që është mision i pamundur shpëtimi i zonjës balluku. Aktualisht, Shqipëria, të vetmin institucion shtetëror ka SPAK.
Edi Rama, tani e ka brengën që Belinda të bindet që ai do ta shpëtojë Belindën. Por nuk mundet ta shpëtojë, është e pashpëtueshme. Sigurisht që dosja është e rëndë, pak a shumë është sikur je duke ecur me një udhëtar dhe bashkëudhëtarin tënd e ka marrë një fishek shumë afër teje…
A po mundohet Rama që ta shpëtojë edhe veten? Ka mundësi që po, ai po mundohet ta shpëtojë edhe veten, jo në këtë fazë. Jo në këtë fazë sepse nuk është i rrezikuar, pra në këtë fazën e Belindës edhe kujtdo tjetër që është pjesë e kësaj afere.
Në drejtësi është shumë e rëndësishme dëshmia që do të jepet, ose e zonjës Balluku, Berberit apo dikujt tjetër. Ato mund ta implikojnë edhe direkt, pasi këto mesazhet mund të jenë edhe të interpretuara.

Advertisement