Connect with us

Aktualitet

Dosja e SPAK për Ahmetajn, dalin bisedat me Mërtirin dhe Baftjar Zeqon për inceneratorët

Pjesë nga dosja voluminoze për ish zv kryeministrin Arben Ahmetajt kanë nxjerrë në “skenë” edhe zyrtarë të tjerë përveçse protagonistët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zeqo. Në bisedat telefonike ku edhe ka epitete si “tigri” dhe “o la”, ka edhe një disa biseda me deputetin e PS-së, Baftjar Zeqajn.

Në dosjen e SPAK përmendet një moment ku Ahmetaj u kërkon Mërtirit dhe Zeqos të bëjnë një bisedë së bashku në kafe.

“Mes Ahmetajt dhe Mërtirit ka pasur komunikim të afërt për sa kohë ata i drejtohen njeri tjetrit me nofka dhe ata flasin me detaje për gjithçka ndodh mes tyre. Në një moment Mërtiri e pyet Ahmetajn dhe i thotë që “gjithë PS dhe udhëheqja e PS ka zbarkuar në Korçë”. Ahmetaj i përgjigjet “Unë isha i ftuar por ndodhem jashtë Shqipërisë në udhëtime”. Në kuadër të këtij akt ekspertimi rezulton se Ahmetaj komunikon me ish kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo të cilit i kërkon të komunikojnë dhe të ulen bashkë me Mërtirin në kafe dhe më pas vijojnë komunikimet mes Zotos, Mërtirit dhe ish kryetarit të bashkisë”, thuhet në dosjen kundër Ahmetajt.

Advertisement