Aktualitet
Dosja e SPAK për Arben Ahmetaj, 2.5 mln euro për 4 vite
Zbardhen detaje të tjera nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e kopsitur për ish-zv.kryeministrin e vendit, Arben Ahmetaj. SPAK ka gjetur 6 raste tek të cilat dyshohet se ‘rojtari i financave’ ka kryer korrupsion gjatë kohës që ka pasur detyrë ministrorë. Ndaj dhe akuzohet për fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. 500 mijë euro është shuma e parave që dyshohet të ketë përfituar ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët kanë operaruar për inceneratorët. Shumë të cilën e ka “përfituar” përgjatë 4 viteve (2017-2020). Vila në Hamallaj e bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha, fillimisht ishte pronësinë e Klodian Zotos.
E më pas ka kaluar në pronësinë e saj.
Gazetarja Glidona Daci ka zbardhur dosjen hetimore të SPAK për Arben Ahmetajn, duke EVIDENTUAR 6 RASTET e korrupsionit:
1.Ahmetaj ka përfituar një shumë prej 170 480 Euro, ne vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë ndërmjet shtetasve të tjerë. Nëpërmjet kësaj shume parash, Arben Ahmetaj dyshohet të ketë përfituar në mënyrë të tërthortë 2 apartamenteve me sipërfaqe 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2, në vendin e quajtur Selitë, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet 2 personave të tjerë.
2.Pasurinë truall + ndërtesë me sipërfaqe trualli 521.13 m2 dhe sipërfaqja ndërtesë 98 m2 ndodhur në Hamallaj, e përfituar në vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të shtetasit Klodian Zoto, dhe më pas është kaluar tek një person i tretë dhe në përfundim, vila ka përfunduar në pronësi të shtetases Eriola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj.
3.Shumën prej 130 000 Euro, në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë nga ish-bashëshortja e Arben Ahmetajt dhe vetë Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” ndajnjë shtetasi tjetër, të 1 apartamenti me sipërfaqe 178.68 m2 dhe 1 garazhdi, me sipërfaqe 21 m2, në vendin e quajtur Selitë, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar Integrated Technology Services” sh.p.k. nepërmjet një shtetasi tjetër.
4.Shumën prej 140 000 Euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë në emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje” në palë të treta të 1 apartamenti me sipëfaqe 178.68 m2 dhe 1 garazhdi, me sipërfaqe 21 m2, në vendin e quajtur Selitë, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve të tjerë.
5.Shumën prej rreth 34 422 Euro, të pëfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 – 2017, pagesa këto, të kryera drejtpërdrejtë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shetasin Arben Ahmetaj apo të afërm të tij.
6.Shumën në total prej 2 007 373 Lekë, në vitin 2019 dhe 2020, në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k., në funksion të një invesimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr. 7/434+1-1 sip 167 m2, rruga Reshit Collaku, në pronësi të shtetasit Arben Ahmetaj; Sa më lart, vlerësohet se janë përfitime të parregullta, të dhëna të personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyre të drejtëpërdreitë ose të tërthortë, me qëllim kryerjen ose moskryerien e veprimeve që lidhen me detyrën në funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe subjekteve tregtare të registruara.
Si TOTAL: Arben Ahmetaj dyshohet se mund të ketë përfituar 2.5 mln euro para, përveç pronave dhe përfitimeve të tjera që nga vitit 2016 deri në vitin 2020. Pra për vetëm 3 vite.
Në pjesën tjetër të dosjes, SPAK, pretendon se personi nën hetim, Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, si edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi X i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Blako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.
–Në datën 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 Lekë, Implanti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 Lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 Lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.
–Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligiore (me shkresen nr. 8026/22 prot date 28.01.2016, shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt-vendimin për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr. 575 date 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, në koherencë me ndryshimet e ligjit për koncensionet të propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministriëe qe ai drejton.
–Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot. datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projektvendimin “Për miratimin e Bonusit prej 10% të pikëve, që i jepet X shoqërisë për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimit të implantit të traitimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgiigie e ka dhëne pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj financiare apo teknike.
-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot. datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 Lekë.
Çfarë ndodhi sot?
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare, nëse Ahmetaj nuk njofton heqjen dorë nga mandati, pasi ligjvënësit janë imunë dhe nuk mund të arrestohen pa lejen e Kuvendit./Dosja.al