Connect with us

Politike

Dosja “Meta”/ Avokati Cakrani: Gjyqtarja Gjoka shanazhohet nga SPAK pasi po hetohet për çështjet e saj personale

Avokati i ish-presidentit Meta ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka shanazhohet nga SPAK, pasi po hetohet për çështjet e saj personale. Gjatë një prononcimi për mediat Kujtim Cakrani, u shpreh se ish-presidenti Meta ka kërkuar të nihet me dy dosje. Ai tha se në seancën gjyqsore mungonte një prej avokatëve të Kryemadhit.

Avokati deklaroi se pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për Metën, i cili ishte prezent. Ai tha se nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore.

“Mungonte një prej avokatëve të palëve, të zonjës Kryemadhi, gjithashtu nga gjykata u lanë disa detyra që prokurorët duhet t’i informonin në ambientet e paraburgimit të gjithë fashikujt që ai kërkoi. Gjithashtu i kërkuam të saktësonin dhe akuzën dhe të na sillnin listën e provave. Prokurorët nuk e kishin këtë detyrë, padyshim që ne kërkuam përsëri. Pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për zotin Meta, i cili ishte aty prezent dhe nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore.

Pati një tension ndërmjet avokatëve, të paktën ndërmjet zotit Zhllima dhe unë me gjyqtaren Irena Gjoka, e cila e pranoi kërkesën, megjithëse ne nuk e vinim në dyshim që zonja Gjoka pranon çdo kërkesë të prokurorëve. Zonja Gjoka është e shantazhueshme nga zotërinjtë prokurorë pasi po hetohet nga ata për çështjet e saj personale. Ajo vazhdon të mos i marrë parasysh dhe t’i injorojë kërkesat tona. Meta ka kërkuar të njihet me 2 momente. Atë të CEZ-DIA, po jo me kontratën që nuk kanë lidhje me zotin Meta, se ai nuk ka qenë as kryeministër dhe as nuk ka patur gisht, dhe tjetra ka qenë me lobimin. Këta janë 2 dosjet që zoti Meta kërkon të njihet me to”,– tha Cakrani

Advertisement