Connect with us

Aktualitet

Dosja SkyEcc dhe hetimet e SPAK, gazetarja: Po zbërthehen 407 telefona të zyrtarëve të administratës, një “kuti Pandore” më vete

Gazetarja Anila Hoxha u shpreh se 407 telefona të zyrtarëve të administratës janë në duart e hetuesve dhe pritet që të zbërthehen, duke hapur kështu një “kuti Pandore” më vete.

“Dosja më e rëndësishme është SkyEcc, qëndrimi që do mbajë Kushtuesja dhe do dalë me një vendim, por kjo çështje është e bashkëlidhur me dhjetëra dosje të tjera që kanë zhvillime të rëndësishme hetimore, sepse është pranuar jo zyrtarisht se janë 10 mijë përdorues shqipfolës.

Zhvillimet që po ndodhin në lidhje me disa dosje mbi deklarata pasurore, këtë e kam jo zyrtarisht. Kam të dhëna që deputetë po hetohen nga SPAK. 407 telefona janë vetëm për një vit në administratë”, tha Anila Hoxha.

Advertisement