Connect with us

Aktualitet

Dosja “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja…

Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë sërish këtë të mërkurë. Mësohet se shkak për këtë është bërë mungesa e avokatit të ish-zv/ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrapaj. Ndërkohë, seanca e radhës do të mbahet më datë 1 tetor, ora 14:00.

Në seacën e sotme pritej të jepeshin konkluzionet përfundimtare për dosjen me 8 të pandehur. Procesi po bëhet me procedurë të shkurtuar, pasi  GJKKO ka vendosur më parë edhe ndarjen e çështjes për dosjen “Sterilizimi”, ku ish-ministri Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë.

Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit.

Advertisement